12.5 C
Tirana
13 / 03 / 2026

Paralajmërimi i Gazprom: Nuk ka garanci që Evropa do t’i mbijetojë këtij dimri!

Kreu i gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom ka paralajmëruar vendet evropiane për pasojat e heqjes së energjisë nga Rusia.

Nuk ka asnjë garanci se Evropa do të mbijetoje këtë sezon dimëror, bazuar në rezervat e saj aktuale të gazit, tha të mërkurën CEO i Gazprom, Alexei Miller.

Duke folur në konferencën e Javës së Energjisë së Rusisë në Moskë, Miller pohoi se gazi në magazinat nëntokësore të Gjermanisë do të mjaftojë vetëm për dy deri në dy muaj e gjysmë, bën me dije CNN.

“Nivelet evropiane të depozitimit të gazit janë rreth “90% plot dhe ne jemi në krye të klasës në këtë aspekt”, tha të mërkurën Ministri çek për Industrinë dhe Tregtinë Jozef Síkela, pas një takimi të ministrave të energjisë të Bashkimit Evropian në Pragë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x