17.5 C
Tirana
04 / 04 / 2026

​Osmani largohet nga zyra e Presidencës pas 5 vitesh, refuzon të përgjigjet nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

Pas 5 vitesh në detyrë, Vjosa Osmani u largua nga Presidenca e Kosovës këtë të shtunë.

Me përfundimin e mandatit të plotë 5-vjeçar si kryetare e vendit, Osmani i dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Vjosa Osmani u përcoll nga stafi presidencial dhe me ceremoni shtetërore.  Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

E pyetur nga gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, Osmani refuzoi të përgjigjej.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x