Opozita kirjon kaos ne Kuvend, rrethon foltoren dhe i fryn bilbilave, duke penguar mbajtjen e fjalimit nga ana e presiderntit Bajram Begaj ne Kuvend. Ai eshte ne pritje te qetesimit te situates, nderkohe qe Bardhi vetem pak minuta me pare e ka cilesuar fjalimin e tij nje provokim.
Me mbarimin e himnit kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i është afruar foltores dhe ka kërkuar largimin e gardës.
Nikolla ka bërë disa herë thirrje që deputetët e opozitës të zënë vendin e tyre për t’i mundësuar Presidentit Bajram Begaj të mbajë fjalën e tij.
Po ashtu duket se opozitarët kanë krijuar zhurmë me një pajisje zhurmuese e cila ka ndihmuar në krijimin e kakofonisë në sallë.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026