18.7 C
Tirana
05 / 06 / 2026

Ofertë 150 milionë euro, kush është “ylli enigmatik” që Real Madrid do të synojë ta bëjë të tijin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka ndezur spekulimet pasi deklaroi se klubi madrilen do të bëjë së shpejti një ofertë rekord për një futbollist të nivelit “Galactico”.

Gjatë një interviste televizive, Perez zbuloi se oferta, e cila pritet të paraqitet të martën e ardhshme, do të kapë vlerën e të paktën 150 milionë eurove, duke u bërë kështu shuma më e madhe e paguar ndonjëherë nga Real Madridi për një lojtar.

“Do të bëjmë një ofertë për një klub të Ligës së Kampionëve. Nuk bëhet fjalë për Haaland, Kane, Doku apo Olise. Është një Galactico i vërtetë”, deklaroi kreu i klubit spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, tre emrat që po përmenden më shumë janë mesfushorët e PSG-së, Vitinha dhe Joao Neves, si dhe ylli i Bayern Munichut, Michael Olise. Megjithatë, Perez ka mohuar publikisht se francezi Olise është objektivi kryesor.

Vitinha, një nga liderët e PSG-së dhe kombëtares portugeze, konsiderohet prej kohësh si një lojtar i pëlqyer nga drejtuesit madrilenë. Ndërkohë, Joao Neves shihet si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian dhe ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Transferimi i cilitdo prej tyre pritet të jetë i vështirë, pasi PSG nuk ka treguar gatishmëri për të shitur lojtarët e saj kryesorë. Megjithatë, deklarata e Florentino Pérez ka rritur pritshmëritë e tifozëve për një lëvizje historike në merkato.

Tashmë mbetet të shihet nëse presidenti i Real Madridit do ta mbajë premtimin dhe cili do të jetë emri i futbollistit që mund të thyejë rekordin e transferimeve në historinë e klubit madrilen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x