Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vetëvendosja doli fituese, por me rezultat më të ulët se më 2021.
Me 2,512 vendvotime të numëruara nga gjithsej 2,533, Vetëvendosje prin me 40.83%, PDK-ja renditet e dyta me 22.15%, LDK-ja me 17.59% dhe AAK-NISMA me 7.47%.
Në bazë të këtyre rezultateve, në parlamentin e ri Vetëvendosje e Albin Kurtit do të ketë 46 deputetë, 12 më pak nga legjislatura e shkuar ku kishte 58 ligjvënës. PDK-ja del nga këto zgjedhje me 25 deputetë, ndërsa LDK-ja merr 20.
Koalicioni AAK-NISMA për momentin kanë 9 deputetë, por për shumë pak vota mund ta humbin një mandat dhe ai në këtë rast do t’i kalonte Vetëvendosjes.
Në total, opozita ka 54 deputetë, ndërsa partia e Albin Kurtit ka 46. Votat e diasporës mund të kenë ndikim në këtë rezultat, por prapë gjasat janë të mëdha që në fund opozita të ketë më shumë vota se pushteti aktual.
Për t’u formuar qeveria e re do të nevojiten së paku 61 deputetë. Vetëvendosje në skenarin më të mirë të mundshëm do t’i marrë 51 deputetë pas numërimit të votave të diasporës, gjë që do t’ia mundësonte formimin e qeverisë me anë të deputetëve të minoriteteve joserbe.
- Rama në aktivitetin për AI, batuta me francezët: Sa më pak mbretërorë bëheni, aq më humanë dukeni - 11/03/2025
- Djali i madh i presidentit të SHBA, Donald Trump Jr vizitë në Beograd. Mediat serbe: Do të takohet me Vuçiç - 11/03/2025
- Afati i KQZ drejt fundit, Rama cakton orën se kur do të finalizojë listën e kandidatëve - 11/03/2025