1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Njeriu më besnik që ka ruajtur sekretet e Mbretëreshës për 44 vjet/ Kush është Pauli “i gjatë”

Paul Whybrew është njeriu më besnik i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, i cili i ka shërbyer asaj për 44 vjet dhe di çdo sekret të saj dhe të familjes mbretërore.

Dje ai u pa përpara karrocës me kuaj që mbante arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II, duke i bërë shërbimin dhe nderimet e fundit.

Paul, që bie në sy për gjatësinë e tij, kishte filluar punë për herë të parë në familjen mbretërore britanike kur ishte 19 vjeç. Ai kishte fituar simpatinë e Mbretëreshës Elizabeth II dhe ishte njeriu më i besuar i saj, i cili i gjendej pranë në çdo moment për t’i shërbyer. Ai ka parë gjithçka, ka kaluar shumë situata në historinë e familjes mbretërore, ka parë grindje familjare dhe është dëshmitar i shumë ndodhive brenda familjes, e kurrë nuk u tërhoq.

Një vit më parë ai u bë anëtari më jetëgjatë i stafit të Mbretëreshës Elizabeth II në Pallatin Mbretëror në Britani të Madhe dhe për këtë u dekorua me Medaljen Mbretërore Viktoriane për shërbimin e tij të gjatë dhe besnik për Mbretëreshën.

Ky është Pauli i gjatë, njeriu më besnik që ka ruajtur sekretet e Mbretëreshës për 44 vjet

Në vitin 2006, kur Mbretëresha Elizabeth II mbushi 80 vjeç dhe vendosi të kalonte më shumë kohë në kështjellën Windsor, i kërkoi Paul gjithashtu që të zhvendosej aty. Paul hoqi dorë nga apartamenti i tij modest. Ndërsa Mbretëresha i dha leje që dhomat e tij në kështjellë t’i arredonte sipas komoditetit të tij.

“Mbretëresha i tha që ta dekoronte sipas shijes së tij dhe t’i dërgonte asaj faturën. Ajo tha se donte që ai të ishte rehat”, tregon për Daily Mail një mik i familjes mbretërore.

Paul ishte aty gjatë momenteve më të errëta të mbretërimit të Elizabeth II, por edhe gjatë momenteve më emocionuese.

Dhe sigurisht që ishte Paul ai që u fotografua duke shoqëruar Mbretëreshën Elizabeth II me aktorin Daniel Craig që luante rolin e James Bond.

Por gjithsesi gjithë ato vite shërbimi nuk kanë qenë pa sakrifica. Miqtë e tij thonë se Paul ka mbetur beqar për hir të detyrës së tij. Por në këmbim ai ka zënë një nga vendet me intriguese në historinë moderne të Britanisë.

Me kalimin e viteve, stafi ndryshonte në shtëpinë e Mbretëreshës. Por Paul ishte gjithmonë i pranishëm. Pozicioni i tij dhe besimi që Mbretëresha Elizabeth II i dha tij, bëri që Paul të merrte edhe pseudonimin “Ruajtësi i sekreteve të Mbretëreshës”. Shumë pak persona besojnë se ai do t’i nxjerrë ndonjëherë ato sekrete.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x