13.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Ngrohja globale, probleme tek bujqësia/ Rritet kostoja e prodhimit të kulturave buqësore

Ngrohja globale ka sjellë probleme të shumta në sektorin e bujqësisë. Në rrethana të tilla dy janë problemet kryesore, vaditja dhe trajtimi i kulturave bujqësore në veçanti i drufrutorëve.

Specialisti i bujqësisë Arben Dulellari, thotë se ngrohja globale ka sjellë kosto të shtuar tek fermerët, kjo edhe për atë sepse për të marrë prodhimin e pritshëm janë të detyruar të vadisin më shumë si dhe të shtojnë numrin e trajtimeve me spërkatje të kulturave të ndryshme bujqësore, por edhe të frutikulturës.

Ndryshimi i kushteve klimaterike sipas Dulellarit, ka sjellë në vite të veçanta edhe uljen e numrit të bimëve për sipërfaqe.

Ndryshimet e forta të klimës kanë sjellë edhe shfaqjen e sëmundjeve të pahasura më parë në fushën e Maliqit dhe atë të Korçës, kryesisht tek bishtajoret dhe misri.

Drejtori i buqësisë në Bashkinë e Maliqit Arben Dulellari, ka mendimin se në kushte të tilla të ngrohjes globale fermerët duhet të ndryshojnë kultivarët të cilët janë më rezistent në rrethanat e krijuara.

Kulturat kryesore në fushën e Maliqit janë gruri, misri, qepa, patatja si dhe bishtajoret. Në fshatrat e njësisë administrative Pirg, ka sipërfaqe të mëdha të mbjella edhe me mollë. Kultura këto që edhe për specialistët vitet e fundit kanë kërkuar trajtime shtesë, duke çuar në rritjen e kostos së prodhimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x