12.5 C
Tirana
16 / 10 / 2025

Nga raportet për 2024-ën te mbetjet, çfarë do të diskutohet sot në seancë plenare

Këtë të enjte, 16 tetor, në orën 10:00, nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rend dite parashikohet miratimi i disa raporteve të cilat e kanë marrë dritën jeshile në komisionet parlamentare, dy projektligje apo përzgjedhja e kandidaturave të KQZ-së, si më poshtë:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.10.2025.

Njoftime

Raporti i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2024

Raporti i veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024

Raporti i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024.

Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2024

Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024.

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

Kujtojmë se në seancën e shkuar, 9 tetor, pati debate të forta për më shumë se 2 orë lidhur me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, mesditën e 6 tetorit, në sallën e gjyqit.

Raportet e katër institucioneve u votuan me votat e mazhorancës, siç ka ndodhur rëndom që me nisjen e legjislaturës së re, ndërsa opozita shpërtheu në akuza të forta.

Edhe pse ishte parashikuar seancë maratonë, për më shumë se 10 orë, me dakordësi mes palëve, as atë ditë nuk u gjet gjuha mes PS e PD.

Pritet të shohim nëse sot do të ketë diskutime konstruktive për çështjet e rendit të ditës, apo do ketë përplasje lidhur me tema të tjera.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x