9.5 C
Tirana
30 / 10 / 2025

Neveri për “demokratët” që janë duke u zvarritur para një plaku komunist, i cili ka mbajtur peng PD-në

Nga Namir Lapardhaja

Që kemi pasur një Parti Demokratike “të djathtë” dhe hipokrite në qëndrime dhe qasje ndaj së kaluarës komuniste, e kemi ditur.

Ashtu sikurse e kemi ditur përdorimin e shtresës së ish-të përndjekurve politikë, duke i keqpërdorur sa herë iu janë dashur.

Po ashtu, sikurse e kemi pasur të qartë se mes një demokrati me të kaluar komuniste dhe një tjetri me të kaluar prej kulaku, gjithmonë i pari ka qenë më i pëlqyeshëm dhe në avantazh për karrierë dhe poste të larta. Por çudia nuk paska fund! Habia s’paska anë! Marrëzia s’paska udhë!

Kjo dashuri paska qenë akoma edhe më e madhe kur paske qenë njëkohësisht edhe komunist, edhe spiun.

Pra, nuk paska mjaftuar vetëm të qenurit komunist, që të kesh qenë i avantazhuar në këtë PD-në e udhëhequr nga një ish-sekretar i Partisë Komuniste i konvertuar në antikomunist.

Jo! U paska dashur me qenë edhe spiun, që të të duan dhe të të respektojnë më shumë se sa këta armiqtë kulakë të konvertuar në demokratë.

E neveritshme se si njerëzit shkelin mbi veten e tyre, duke u zvarritur pas një komunisti të pandreqshëm që është duke kaluar në mënyrën më të keqe vjeshtën e tij të jetës dhe të politikës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x