Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e sulmit ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
“Ne po bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nuk do të hyj në detaje, por ne kemi synuar shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë. Ata janë në thelb ekipi bërthamor i Hitlerit. Kjo do ta përfundojë konfliktin”, theksoi Netanyahu.
Netanyahu shtoi se Irani është përgjegjës për atë që e quajti një “luftë të përjetshme”, e cila sipas tij i ka çuar palët në prag të një lufte bërthamore.
“Ne, në fakt, po veprojmë për ta parandaluar një konflikt të tillë. Ne mund t’i japim fund kësaj agresioni vetëm duke u përballur me forcat e së keqes”, tha ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026
- Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet - 28/01/2026
- Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale - 28/01/2026