29.2 C
Tirana
10 / 06 / 2026

Nesër starton Botërori më i madh i historisë së futbollit! Emocionet dhe organizimi

Kupa e Botës 2026 do të hyjë në histori si edicioni i parë i Botërorit që do të zhvillohet me 48 skuadra pjesëmarrëse. Turneu do të organizohet në tre shtete: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Shtetet e Bashkuara do të jenë vendi me numrin më të madh të stadiumeve pritëse, plot 11, ndërsa Meksika do të ketë 3 stadiume dhe Kanadaja 2. Të tre vendet organizatore kanë siguruar automatikisht pjesëmarrjen në fazën finale.

Kjo nuk është hera e parë që Kupa e Botës organizohet nga më shumë se një shtet. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2002, kur kompeticioni u zhvillua në Japoni dhe Kore të Jugut. Për Kanadanë do të jetë eksperienca e parë si organizatore, ndërsa SHBA do ta presë për herë të dytë dhe Meksika për herë të tretë në histori.

Në këtë edicion do të luhen gjithsej 104 ndeshje, ndërsa finalja është planifikuar të zhvillohet në Nju Jork, në stadiumin e Nju Xhersit. Kompeticioni nis më 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik me sfidën finale.

Me rritjen e numrit të skuadrave, FIFA ka ndryshuar edhe formatin e garës. Tetë grupet tradicionale janë zëvendësuar nga 12 grupe me nga katër ekipe secili. Dy skuadrat më të mira të çdo grupi, si edhe tetë ekipet më të mira të vendeve të treta, do të kalojnë në fazën me eliminim direkt, duke nisur nga raundi i 32 skuadrave. Kjo skemë e re do të thotë që kombëtarja fituese do të zhvillojë tetë ndeshje për të fituar trofeun, një më shumë krahasuar me Botërorin e Katarit 2022.

Argjentina mbetet kampionia në fuqi e botës, pas suksesit spektakolar ndaj Francës në finalen emocionuese të Katarit 2022.

Sa i përket shpërndarjes së vendeve sipas kontinenteve, Europa do të përfaqësohet me 16 kombëtare, Afrika me 9, Azia me 8, ndërsa Amerika e Veriut dhe Amerika Latine do të kenë nga 6 skuadra secila. Një vend është rezervuar edhe për Oqeaninë.

Spektakli dhe emocionet janë të garantuara kur bëhet fjalë për Kupën e Botës.. E gjithë vëmendja shkon atij dhe për më shumë se një muaji ky kompeticion do të kthehet në kryefjalë të çdo diskutimi. Botërori nis këtë të enjte dhe përfundon në 19 korrik në finalen e madhe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x