Ditën e martë Partia Demokratike do të bëjë të ditur koalicion me të cilin do të hyjë në zgjedhjet vendore te 14 Majit.
Kështu ka deklaruar Sali Berisha ditën e sotme në një prononcim për shtyp nga selia blu.
Berisha, pas takimit që pati me kreun e PL, Ilir Meta, bëri të ditur se ky i fundit ka pranuar kandidatët demokratë të dalë nga Primaret.
“Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje”.
Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për vendimin gjykatës që rikthey për rishqyrtim nga e para çështjen e vulës dhe logos së PD.
“Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti. Dy gjëra dua t’u them: Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te ‘Shpirtrat e Vdekur’ të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e botës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme.
Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën.
Këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës”.
- Zbulohet arsyeja pse u paraqit në SPAK Belind Këlliçi, akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme - 26/12/2024
- Mars 2002/ Humori i hidhur i Pjetër Arbnorit me Fatos Nanon dhe “gara” e persekutimit politik në një debat për kushtetueshmërinë e institucioneve të drejtësisë… - 26/12/2024
- “Heronjtë që shpëtuan 29 jetë”/ Si u përpoq ekuipazhi i avionit Embraer E190 të minimizonte viktimat - 26/12/2024