Teksa Shqipëria vijon të jetë në pritje të një dritë jeshile që mundëson një integrim më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian, anëtarë nga Këshilli i institucionit konfirmojnë se duhen të tjera bisedime mes vendeve anëtare. Ndërsa bëhet me dije se diskutimet janë në fazat paraprake.
“Është bërë njëfarë progresi, por diskutimet janë ende në vazhdim në këtë fazë relativisht paraprake. Në çdo rast, priten edhe disa raunde të tjera diskutimesh përpara se të arrihet një marrëveshje në nivelin e COELA mbi një draft të përkohshëm të Pozicionit të Përbashkët të BE-së (EUCP)”, është përgjigjur Këshilli i BE-së për ReportTv.
Duke mos dhënë të tjera detaje për integrimin e Shqipërisë në BE, bëhet me dije se drafti i pozicionit të përbashkët rishkruhet vazhdimisht, në bazë të pyetjeve dhe shqetësimeve të vendeve anëtare.
“Drafti i përkohshëm i Pozicionit të Përbashkët të Bashkimit Evropian (siç është paraqitur nga Komisioni) sigurisht që ka pësuar ndryshime të shumta, por ky është ende një proces në zhvillim (dhe do të ketë të tjera në takimet e ardhshme), pasi diskutimet në nivelin e COELA WP janë ende në vazhdim. Megjithatë, siç u përmend më sipër, nuk mund të zbulojmë detaje të këtyre diskutimeve, pasi kjo mund të rrezikojë seriozisht procedurat e brendshme të diskutimeve të imtësishme të grupit të punës”, tha Këshilli i Bashkimit Europian për Report.
Në lidhje me ecurinë e vendit tonë në integrimin e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë bllokim për këtë proces. Ndërsa shtoi se muaj Prill do të jetë periudha intensive për vendimmarrje pasi pritet që në vijm vendet e BE-së të dalin me një përfundim.
- Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet - 07/04/2026
- Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në - 07/04/2026
- Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera - 07/04/2026