33.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

“Negociatat me BE mund të mbyllen në 2027”, Marta Kos vlerëson reformat e Shqipërisë

Në takimin e përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet e BE-së me NATO-n, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi shpejtësinë në zbatimin e reformave të integrimit nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Aktualisht, ne po shohim shumë reforma në zhvillim e sipër në vendet kandidate. Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë kuptuar se për to është hapur një dritare mundësie. Ato po ecin shumë shpejt në rrugën e reformave të integrimit evropian. Nëse Mali i Zi ecën me të njëjtën shpejtësi në zbatimin e reformave siç ka bërë deri më tani, ne mund t’i përfundojmë negociatat teknike me këtë vend deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë, ne mund të arrijmë finishin e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në këtë mënyrë, këto dy vende do të jenë në gjendje të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së brenda mandatit të këtij Komisioni Evropian,” tha komisionerja Kos.

Komisionerja bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve mes dy organizatave, në mënyrë që shtetet kandidate të mund të kenë garancitë e duhura të sigurisë përballë ndërhyrjeve nga Rusia për destabilizimin e tyre.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x