Një “skandal” i vogël doli së fundmi me podcast-in e ri të Meghan Markle në Spotify, pasi po shfaqej në krye të top-listave në disa vende për numrin e dëgjuesve të. Në të njëjtën kohë, kritikat nuk kanë qenë veçanërisht të buta me Dukeshën e Sussex: “Podkasti është vetëm një mënyrë tjetër që ajo të flasë për veten,” shkroi Celia Walden nga Daily Telegraph.
Meghan Markle akuzohet edhe për egocentrizëm, pasi në një fjalim të fundit 7-minutësh, 41-vjeçarja arriti t’i referohej vetes… 54 herë.
Në fakt, Harry dhe Meghan ishin në Mançester për konferencën One Young World ku edhe Markle u ngjit në skenë për të folur mbi çështjen e barazisë gjinore, në fjalimin e saj të parë publik në Britani që nga ‘Megxit’, që kur Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga pallati në vitin 2020.
Meghan Markle gjatë fjalës së saj foli për mëmësinë dhe se sa shumë e ndryshoi ajo, por edhe se si nga një vajzë e vogël u shndërrua në një personazh publik, ndër të tjera.
Megjithatë, një analist i gjuhës së trupit postoi në Twitter tekstin e fjalimit të Meghan Markle, duke theksuar të gjitha vetë-referencat e Dukeshës dhe me sa duket, ato arritën 54 në vetëm pak minuta.
Të tjerë nxituan të vinin re se në fjalimin e Markle kishte mungesë përmbajtjeje dhe se nuk kishte kuptim, pavarësisht se 41-vjeçarja lidhte gjithçka me veten.
- Martinelli hyn në historinë e Kupës së Botës, goli i fitores ndaj Japonisë vendos rekord të ri - 29/06/2026
- “Në fillim u tha që Rama gënjen për Ivankën, pastaj pse po vjen”/ Buzhala për protestat: Projektin nuk e duan ata në Berlin dhe kushërinjtë e mi në Klinë - 29/06/2026
- Video/ Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit - 29/06/2026