32.5 C
Tirana
21 / 06 / 2025

Ndryshoni fjalëkalimet tani! Ekspertët ngrenë alarmin pasi hakerët nxjerrin mbi 16 miliardë të dhëna personale të përdoruesve në platformat Google, Facebook dhe Apple ID

Një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave personale ka dalë në dritë, pasi studiuesit kanë zbuluar ekzistencën e 16 miliardë të dhënave dhe passwordeve, të disponueshme për një kohë të kufizuar në internet.

Të dhënat, të identifikuara nga ekipi i ekspertit të sigurisë kibernetike Bob Diachenko për Cybernews, vijnë nga 85% e malware-it vjedhës informacioni, i cili regjistron informacione të ndjeshme nga kompjuterët e viktimave.

Sipas studiuesve, grupet e të dhënave përfshinin kombinime URL-sh, emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh për shërbime të tilla si Google, Facebook dhe Apple ID. Edhe pse nuk kishte shkelje qendrore të serverave të këtyre kompanive, shkalla e rrjedhjes po përshkruhet nga ekspertët si një “plan shfrytëzimi masiv”.

“Do të duhet kohë për të identifikuar dhe njoftuar ata që janë ekspozuar, sepse kjo është një sasi shumë e madhe e të dhënave”, tha Bob Diachenko.

Bazat e të dhënave u ruajtën në servera të largët pa mbrojtje të përshtatshme, gjë që i bëri ato të arritshme për disa orë para se të hiqeshin. Megjithatë, kjo ishte kohë e mjaftueshme që studiuesit dhe ndoshta kriminelët kibernetikë, t’i merrnin ato.

Google, në një deklaratë, tha se nuk ishte një shkelje e sistemeve të veta dhe i këshilloi përdoruesit të përdorin mjete të tilla si menaxherët e fjalëkalimeve dhe çelësat e kalimit.

Shërbimi haveibeenpwned.com mund të përdoret nga kushdo për të kontrolluar nëse emaili i tyre është përfshirë në një rrjedhje.

Ekspertët rekomandojnë:

1. Ndryshoni menjëherë fjalëkalimet.

2. Përdorni një menaxher fjalëkalimesh për të krijuar fjalëkalime të forta dhe unike.

3. Autentifikim shumëfaktorësh (MFA) aty ku është i disponueshëm.

4. Përdorni çelësat e kalimit, një metodë e re autentifikimi pa fjalëkalim e promovuar nga Google dhe Meta.

Profesori Alan Woodward i Universitetit të Surrey na kujtoi se “është koha për të ‘pastruar’ fjalëkalimet tuaja”, ndërsa Toby Lewis i Darktrace theksoi se problemi nuk është i ri, por shkalla e informacionit që kriminelët mund të shfrytëzojnë është shqetësuese.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x