8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Ndizet dekori festiv në Bilisht/ Festat e fundvitit do të shoqërohen me aktivitete festive

Dritat shumëngjyrëshe tashmë kanë zbukuruar edhe qytetin e Bilishtit në Bashkinë Devoll. Përmes një ceremonie të veçantë nën shoqërimin e muzikës tradicionale, është ndezur dekori festiv i këtij viti.

Pjesa më e madhe e dekorit është realizuar me elementët e investuar ndër vite, ndërsa është zbukuruar zona këmbësore e qytetit të Bilishtit, ku jo vetëm fëmijët por çdo qytetar mund të shijojë bukurinë e kësaj atmosfere festive qe përcillet në këtë pragfundviti.

Atmosferë feste do të ketë tek të gjitha rrugët kryesore në qytet ndërsa nuk do të mungojnë aktivitetet e shumta që do të shoqërojnë këtë muaj të fundit të vitit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x