Kampionët e Kosovës të shortuar në grupin G të UEFA Conference League regjistrojnë suksesin e parë në këtë fazë pasi triumfuan 4-3 në një ndeshje spektakolare të luajtur në transfertën e Sivasspor.
90 minuta të pabesueshme madje të çmendura për ekipin nga Suhareka qe nisi ndeshjen menjëherë në disavantazh, u barazua në 17 minutat e fundit nga dy gola të Sivasspor por gjeti forcën të rikthehej në avantazh pak minuta nga fundi i ndeshjes. Pas 33 sekondave turqit shënuan me Ulvestad ndërsa Thaqi barazoi shifrat.
Pjesa e parë dhuroi një tjetër gol për ekipin e Dajës që shënoi edhe me Potokun.
Por nuk kishte mbaruar asgjë pasi në të dytën Korenica krijoi iluzionin e një fitoreje të lehtë pasi shënoi edhe golin e tretë.
Ndeshja mund të kishte përfunduar në tragjedi për Ballkanin dhe trajnerin tiranas që pësuan dy gola me autor Yesilyurt në minutat 75 dhe 92 por kampionët e Kosovës treguan karakter dhe pjekuri duke mos e humbur busullën në fushë. Heroi i ekipit portokalli është Krasniqi që në minutën e 94 realizoi golin e fitores së madhe.