12.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Ndeshjet e botërorit i kushtojnë shumë 28-vjeçarit në Tiranë, arrestohet pasi u kap duke vendosur baste në telefon

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke vendosur baste sportive në telefon.

Policia e Tiranës bën me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: T. X., 28 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x