23.5 C
Tirana
10 / 10 / 2024

Ndeshja Spanjë-Gjermani/ UEFA pranon gabimin e Anthony Taylor: Ishte penallti!

Spanjë-Gjermani ishte një nga ndeshjet që dhuroi më shumë emocione në “Euro 2024”, që pa “La Rojan” të fitonte 2-1 në kohën shtesë dhe duke eliminuar “Panzerat” në çerekfinale.

Ajo që mori më shumë vëmendje nga ai takim ishte një rast i diskutueshëm gjatë kohës shtesë, kur Cucurella ndaloi me dorë një gjuajtje të Musialas, me arbitrin Anthony Taylor që nuk e akordoi 11-metërsh dhe VAR-i nuk e thirri për rishikim gjyqtarin britanik.

Pas dy muajsh, Komisioni i Arbitrave të UEFA-s i është rikthyer këtij rasti, duke pranuar gabimin e Taylor dhe se rasti duhej akorduar si 11-metërsh.

“Sipas udhëzimeve të fundit të UEFA-s, kontakti dorë më top që ndalon një goditje në portë duhet të ndëshkohet më rreptësishtë dhe në shumicën e rasteve duhet të jepet një goditje dënimi, përveç rastit kur krahu i mbrojtësit është shumë afër trupit ose në kontakt me trupi. Në këtë rast, mbrojtësi (Cucurella) ndalon goditjen në portë me krahun e tij, i cili nuk është shumë afër trupit, ndaj duhej dhënë një goditje dënimi (penallti)”, shkruhej në dokumentin e UEFA-s.

Ky rast i kushtoi Gjermanisë kualifikimin në gjysmëfinale, me Spanjën që më pas shënoi në minutën e fundit të takimit, duke kaluar në fazën tjetër dhe më pas fitoi titullin e Europianit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x