Nasim Haradinaj në një interviste në FRONTAL ka folur për rrugëtimin nga Kosova drejt Hagës me një grup motoristësh nga shumë shtete të ndryshme.Haradinaj është pyetur edhe për protestën që do të organizohet në Tiranë, dhe për kontributin e Edi Ramës dhe të kryeministrit Albin Kurti rreth çështjes që lidhet me Hagën dhe ish-krerët e UÇK-së.
Nasim Haradinaj ka thënë se është fyese që të krahasohet Kurti me Ramën, meqë sipas tij, kryeministri shqiptar është duke bërë më shumë se vetë veteranët për çështjen e Hagës.
“Ali Asllani ka thënë se s’krahasohet thëngiu me arin, vec krahasimi është fyes. Ta krahasosh kryeministrin tonë fatkeqësisht me kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai [Rama] është tu bo ma shumë se na dhe po na kritikon që s’po bëjmë më shumë”, ka deklaruar Haradinaj.
- E kritikoi nënkryetaren e Bashkisë për koshat e plehrave, Braçe nxjerr foton me Anuela Ristanin: Ishte gëzim i madh… - 30/11/2025
- Bisedimet SHBA-Ukrainë, Zelensky telefonon Rutten dhe Leyen: Shumë gjëra mund të ndryshojnë - 30/11/2025
- Berisha: Kush gënjen për Komisionin e Venecias, Rama apo Diella? - 30/11/2025