5.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

“Mund të pengohen procedurat”/ Në ditën e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjykata Speciale në Hagë refuzon lirimin e Thaçit

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka marrë vendimin për të vijuar paraburgimin për ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselim vendim ky i marrë sot kur Kosova feston 15 vite pavarësi.

Ka qenë gjyqtari Charles Smit ai që ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për rishikim të vendimit.

“Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”, thuhet në vendim, teksa sqarohen edhe arsyet se përse dy ish krerët e UÇK duhet të vijojnë në këtë masë sigurie.

Ndikimi dhe autoriteti i Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij , rreziku që ish-presidenti mund të pengojë procedurat, rreziku i kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme, masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet, pesha dhe kompleksiteti i akuzave kundër Thaçit dhe progresi që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë, janë disa nga arsyet që kjo Gjykatë ka rreshtuar.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit gjatë luftës ë UÇK-së.

foto galeri
foto galeri

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x