Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar”.
“Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA”, lexohet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së forte; Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj; Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.
“Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore”, shton deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes.
- “Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion - 18/11/2025
- Moti i keq, “Mbrojtja” del me deklaratë: Nga pasditja priten reshje të shumta edhe në Tiranë - 18/11/2025
- Stuhi, rrebeshe dhe rrufe! Meteorlogia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye. Fundjava sjell dëborë - 18/11/2025