10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Moti i keq, Begaj pas ngjarjes së rëndë në Malësinë e Madhe “mobilizon” Forcat e Armatosura dhe RENEA…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës Znj. Majlinda Angoni u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun Shkodër. Veçanërisht ai shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza. Presidenti i Republikës i shpreh mbështetjen kësaj familjeje. Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat Renea, ato të emergjencave civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x