20.5 C
Tirana
13 / 07 / 2025

Moti i keq/ 15 banesa të përmbytura në Obot! Rruga e Arbrit e kalueshme vetëm me zinxhirë

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qytetin e Shkodrës. Sipas Emergjencave Civile, deri tani sipërfaqe nën ujë në Shkodër është 1400 ha, ndërsa prezencë uji ka në 15 banesa të fshatit Obot. Rruga e Obotot ka prezencë të ujit 75 cm.

Në njësinë administrative Dajç 100 hektar tokë bujqësore është nën ujë. Në vendin e quajtur Urrelat e Shiriqit, rruga e Shiriq-Darragjat ka prezencë të ujit në rrugë 10 cm, rruga është e kalueshme

Në Dibër për shkak të reshjeve të dëborës, ka pasur probleme në rrugën e Arbrit konkretisht në Qafë-Murriz ku kalohet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë. Ndërkohë prej 4 ditësh mësohet se rruga Peshkopi-Lurë ka qenë e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Por ndërkohë po punohet për hapjen e këtij aksi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x