23.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

“Mos votoni non-gratat”, Meta për deklaratën e Kim: Kandidatët tanë janë ajka. Do i fitojmë të gjitha bashkitë

Kryetari i Partisë Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’. Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur non grata, Meta tha se ato kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend.

‘Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do ët fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik.’– tha Meta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x