8.5 C
Tirana
10 / 02 / 2026

Ori Nebiaj plotëson formularin e deputetes: Privilegj të përfaqësoj në Kuvend qytetarët që më votëbesuan

Oriela Nebiaj i ka dhënë fund dilemave dhe do të futet si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. 

Vetë Nebiaj ka deklaruar në një postim në rrjete sociale se ka plotësuar ditën e sotme formularin e deputetes pas largimit të Grida Dumës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nebiaj shkruan se është privilegj që të përfaqësojë në Kuvend qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 2021.

    “Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkruan Nebiaj.

Nebiaj kanidioi në zgjedhjet parlamentare 2021, por nuk siguroi dot një mandat. 

Asaj iu hap rruga për t’u futur në Kuvend pasi Grida Duma la mandatin për t’u angazhuar në botën e televizionit.

Nebiaj pati siguruar 5606 vota preferenciale, duke marrë më shumë vota edhe se Sali Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x