23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Meta sqaron divorcin: U ndava se dua t’i shkoj betejës me mafian deri në fund! (Pse Monika s’është dakord?)

Ilir Meta ka sqaruar dhe një herë sot se pse u nda ligjërisht nga e shoqja.

Ai tha se të gjithën e bëri për hir të Shqipërisë duke theksuar se ky ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij.

Mirëpo sipas Metës, këtë vendim e mori për t’i shkuar deri në fund betejës me mafian në Shqipëri.

“U kërkoj ndjesë prindërve të mi (dhe vjehrrës) dhe tre fëmijëve. Monika ka qendrime të kundërta për kauzat që unë mbroj” – tha kryetari i PL sot.

Pyetja që shtrohet është, pse s’mund ta luftonte Ilir Meta “mafian” bashkë me Monika Kryemadhin? Mos vallë kjo e fundit s’është dakord se ekziston mafia? Apo do ta mbrojë atë nga lufta e jashtëzakonshme e të shoqit?!

REAGIMI:

Në respektin tuaj, më duhet të bëj një sqarim publik në lidhje  me vendim tim të djeshëm. Jeni njohur me vendimin tim për divorcin, më i vështiri në jetën time, por është objektiv. Nuk është as i rastësishëm as i çastit. Është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për shqiptarët. Marrëdhëniet tona pësuan krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI-së për djegien e 19 mandateve që u morën me sakrifica e gjak në një betejë të hapur me koalicionin e madh anti LSI dhe anti Meta të 19 majit të prindit 1 dhe prindit 2.

Qëndrimet e vazhdueshme të saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj që krijojnë paqartësi në publikun e  gjerë, duhet të merrnin fund dhe vendimi im i jep fund çdo paqartësie, dileme dhe stresi sistematik të panevoojshëm.

Përgjegjësitë e mia publike janë tepër të gjera dhe detyrimet e mia lidhen me kontributin e sakrificat e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar të Ilir Meta.

Ky vendim i imi nuk lidhet me rolin dhe raportet me të si grua apo nën e 3 fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Nuk po mbahen me një grua për një grua tjetër. Por për të përmbushur kauzat që unë mbroj dhe për të cilat kjo marrëdhënie ishte kthyer në një pengesë serioze. U kërkoj shumë ndjesë fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyrë të padrejtë. U kërkoj ndjesë dhe prindërve të mi por ata më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës e unë besoj në mirëkuptimin e tyre.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x