Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhene nje mesazh te forte ne fjalen e saj për të shënuar 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi i Kim shkonte per ata qe ajo tha se duan ta kthejne Shqiperine pas, ne kohen kur kercenoheshin gjyqtaret dhe prokuroret.
“Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj”, theksoi ambasadorja.
“Ata që kundërshtojnë këtë progres do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën, në kohën kur prokurorë e gjyqtarë mund të kërcënoheshin.
Në një kohë që qytetarët nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata por nuk kishin paratë, pushtetin lidhjet.
Për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas.
Kthejeni, por kjo shkakton vuajtje për njerëzirt e unë ju them ndaloni.
Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët.
Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj.
Ndaloni, koha juaj ka përfunduar, është koha që njerëzit normalë, qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, që ia vlen për ata e fëmijët e tyre të qendrojnë, që ka një të ardhme që është me e ndritur dhe që ka dënim për ata që kryejnë krime, që të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Këtë duhet të bëjë kjo gjykatë, cdo gjykatë, cdo prokuror duhet ta bëjë.
Ndaloni së marri telefonata, ndaloni që të kini frikë nga këto kërcënime, bëni punën tuaj, lejoni qytetarët shqiptarë që të besojnë”, tha Yuri Kim.
- Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues, era e fortë përkeqëson situatën - 13/08/2026
- Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion - 13/08/2026
- Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku - 13/08/2026