Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë ka kritikuar deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndaj Edward Joseph-it, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, DASH u shpreh se nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph-it.
DASH shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.
Më 30 dhjetor Aleksandër Vuçiç e quajti Edward Joseph-in, “bot shqiptar”.
Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiç po ashtu deklaroi se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”.
Smear tactics against private citizens, like those used against @edwardpjoseph, have no place in democratic societies. Independent voices and civil society organizations promote accountability and transparency. We value those building a peaceful society in the Western Balkans. https://t.co/uJpm7xTZII pic.twitter.com/9D6r2HxfdS
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) January 9, 2023
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026