Që prej orëve të para të mëngjesit dhjetëra qytetarë nga Kosova janë nisur drejt Tiranës për protestën e cila do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej për ish-luftëtarët e UÇK-së
Teksa kalojnë me makinat e tyre veshur me flamuj kuq e zi, flamuj të UÇK, këngë patriotike dhe bluza të stampuara ‘Liria ka emër’, qytetarët shprehen mjaft entuziastë për këtë protestë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë; Jemi nisur për Tiranë për protestën e organizuar nga veteranët e UÇK. I urojmë kthim sa më shpejt në Kosovë; Po shkojmë në Shqipëri për protestën.
Urojmë që t’ia arrijmë qëllimit për t’i liruar thanë disa prej qytetarëve nga Kosova për Report Tv teksa po kalonoinnë pikën kufitare të Morinës
- “Gjykata e Hagës do të përfundojë një hiç”, Fatos Klosi mbron ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk u dhamë asnjë fishek, vetëm informacion - 17/10/2025
- Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit - 17/10/2025
- Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, qytetarët e parë nga Kosova drejt Tiranës për protestën: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë - 17/10/2025