7.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Mbyllet raundi i dytë i Botërorit/ Tabela e rezultateve

Është mbyllur ditën e sotme raundi i dytë i Botërorit dhe emocionet kanë qenë prezente që në ndeshjen e parë.

Kamerun – Serbi

Sfida Kamerun – Serbi ka dhuruar shumë emocione në një barazim 3-3, i cili në njëfarë mënyre djeg serbët për fazën tjetër. Fillimisht ka shënuar Kameruni me Castelleto në minutën e 29′, më pas Serbia ka reaguar me dy gola në minutat shtesë të pjesë së parë me Pavlovic dhe Milinkovic-Savic. Pjesa e dytë fillon sërish me komandën e ballkanasëve të cilët rezultojnë me Mitrovic duke çuar rezultatin 1-3. Pikërisht kur të gjithë menduan ndeshja u mbyll aktivizimi i Aboubakar ndryshoi historinë e ndeshjes me këtë të fundit që shënoi në minutën e 63′ dhe dhuroi asist për Choupo-Moting i cili realizoi golin e barazimit 3-3 në minutën e 66′

Korea Jugut – Ganë

Përballja Korea Jugut – Ganë ka qenë një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit me ganezët të cilët arritën të merrnin tre pikë të çmuara.
U shënuan 5 gola dhe festivalin e golave e hapi Gana me Salisu në minutën e 24′ dhe 10 minuta më vonë dyfishoi Kudus. Korea Jugut shtangu Ganën në fillimin e pjesës së dytë me dy gola për 3 minuta me Jo Gue-sung por Kudus shënoi golin e tretë për Ganën dhe të dytin personal.

Brazil – Zvicër

Ka qenë një ndeshje e luftuar ajo midis Brazilit dhe Zvicrës por në fund kanë qenë brazilianët që kanë marrë tre pikët duke u bërë kështu ekipi i dytë pas Francës që siguron kualifikimin për fazën tjetër. Casemiro në minutën e 83′ me një goditje me të jashtmen ka mundur Sommer.

Portugali – Uruguai

Portugalia është ekipi i tretë që i bashkohet Francës dhe Brazilit si skuadra të kualifikuara për fazën e rradhës dhe këtë e ka bërë të mundur fitorja 2-0 kundër Uruguait me gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe Bruno Ferndandes.

REZULTATET E DITËS SË SOTME:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x