Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë e PD-së i shoqëruar nga mbështetësit.
Tubimi nisi para Kryeministrisë dhe u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarrësh, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.
Protesta më pas u zhvendos drejt Ministrisë së Brendshme, ku u shoqërua sërish me tensione.
Gjatë tubimit janë përplasur me efektivët e policisë edhe disa deputetë të PD-së, si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se protesta ishte paqësore, por u pengua nga efektivët që i bllokuan rrugën.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët - 13/10/2026
- Lajm i fundit/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) - 13/10/2026
- “Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces! - 13/10/2026