Champions League vijon këtë të mërkurë me nëntë ndeshjet e mbetura të fazës së ligës. Vëmendja sot do jetë në Dortmund dhe Torino.
Në 18:45 luhen dy duele. Atletico Madrid – Slovan Bratislava dhe Lille – Sturm Graz. Dy skuadrat vendase janë të favorizuara, duke qenë në zonën e promovimit për momentin. Te Lille mungon Edon Zhegrova për shkak të lodhjes muskulare.
Në 21:00 luhen disa duele kyçe. Në Torino vendasit e Juventusit përballen me Manchester Cityn, në një ndeshje deçizive, me dy skuadrat që kanë nga 8 pikë pas pesë ndeshjeve.
Në “Iduna Park” Dortmund pret Barcelonën. Miqtë kërkojnë të certifikojnë kalimin më tej, ndërsa edhe Dortmund ka të njëjtin objektiv pasi dy skuadrat kanë nga 12 pikë.
Milan dhe Arsenal luajnë në shtëpi. Konkretisht italianët presin serbët e Crvena zvezdës, ndërsa anglezët Monacon.
Champions League, raundi 6-të:
E mërkurë, 11 dhjetor 2024
18:45
Atletico Madrid – Slovan Bratislava
Lille – Sturm Graz
21:00
Milan – Crvena zvezda
Arsenal – Monaco
Benfica – Bologna
Dortmund – Barcelona
Feyenoord – Sparta Prague
Juventus – Manchester City
Stuttgart – Young Boys
- Berat Buzhala: Koalicioni i “hejterave” po amniston Rusinë, vetëm për të fajësuar Edi Ramën - 21/10/2026
- Kështjella në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i kërkuar për dosjen “AKSHI”, tentativa për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri - 21/10/2026
- E PLOTË/ “Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë”, kryeministri Rama: U provokua një tjetër 21 janar, sulmuan bankat për të krijuar panik - 21/10/2026