Deputetët e PS-së, Blendi Klosi dhe Erion Braçe janë përplasur sot mes tyre edhe për mbështetjen që është parashikuar në aktin normativ për mbështetjen e sportit të padelit në vend.
Sipas aktit normativ, 2.2 milionë euro do të shkojnë për këtë sport, që ka sjellë edhe irritimin e deputetit Braçe.
Debati
Blendi Klosi: Mbështetja për sportin është një politikë e qeverisë së PS-së. Sporti i padelit jo vetëm për kolegët e opozitës, por edhe të maxhorancës quhet luks, po nuk është fare kështu.
Braçe: Çfarë është?
Klosi: Sporti i padelit është një nga sportet me një rritje më të shpejtë sot në botë. Nuk është thjesht një aktivitet, po mbështetet një sport masiv, i aksesueshëm për të rinjtë, gratë dhe familjet. Nuk kërkon infrastrukturë të shpejtë. PS e sheh si aktivitet politik që rrit imazhin e Shqipërisë
Braçe: Dua fjalën për procedurë.
Klosi: Nuk e kupton padelin, e ke problem. Është problem.
Braçe: Mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që cdo ministër apo deputet ka për një sport të caktuar. Blendi për padelin, Taulanti për boksin, unë për ping pongun, një tjetër për shahun, jo nuk bëhet kështu. Këto para që janë këtu në akt normativ nuk janë për sportin e padelit. Blendi do vazhdojë ta bëjë sportin e padelit me lekët e veta. Këto para janë për kuota pjesëmarrje në këto aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrje në aktvitete, më vjen keq por janë shumë para. Nëse do flasim për sporte moderne, futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Superliga po mbahet nga disa presidentë me lekët e tyre. Nëse do mbështesim, hajde të mbështesim këtë sport masiv në Shqipëri, jo sportin sipas dëshirës së një ministri, që më lejoni të them as unë as ai nuk e tregojmë dot sa sportiv jemi. Por jo te padeli, as te pingpongu.
Blendi Klosi: E dëgjoj pjesën e padelit me veshët e politikës së vjetër. Bëhet fjalë për të mbështetur dy aktivitete ndërkombëtare që sjellin vëmendjen te Shqipëria që duam ta promovojmë në botë.
- Madhështore për Berishën, jo për opozitën - 27/01/2026
- VIDEO/ Protesta e opozitës, Koçiu: Policia nuk ushtroi dhunë, veproi në përputhje me ligjin - 27/01/2026
- Mbështetje 2.2 milionë euro për sportin e padelit, Klosi: Rrit imazhin e Shqipërisë. Braçe: Nuk ndahen lekët e buxhetit sipas dëshirave të deputetëve për sportet - 27/01/2026