Teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet, numri i votave të diasporës që mbërrijnë në KQZ vijojnë të rritet. Deri më tani, kanë mbërritur 108,812 vota.
Numrin me të lartë të kthimeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia.
Ndonëse ka pasur një përmirësim të ndjeshëm orët e fundit, procesi në Greqi vijon të jetë problematik, me dorëzimin e fletëve të votimit në postë. Për këtë process është angazhuar edhe ambasada Shqiptare në Greqi, e cila në rrjetet sociale ka postuar adresa të zyrave postare që do të jenë hapura përtej orarit zyrtar dhe në ditë pushimi për të përshpejtuar procesin.
Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, më pas Durrësi, Fieri dhe Elbasani.
- “Nuk do bëjmë shumë biznes me ta!”- Tensionet me Kanadanë, Trump i ndërron emrin edhe liqenit të Ontarios: Tani do quhet… - 25/08/2026
- “Pas 20 vitesh Kosova do duket si Kandahari”- Zbulohet dokumenti “Top Sekret’ në telefonin e Shehollit: Serbia do i ketë duart e lira dhe do e marrë, Turqia…! - 25/08/2026
- Dobët në Internet, fort në terren… - 25/08/2026