13.5 C
Tirana
09 / 03 / 2026

Mbahet edicioni i FemFest 2026

Prej disa ditësh u mbajt edicioni i 5-të i FemFest, nga 5 deri më 8 mars 2026, nën temën “Rezisto në të Kuqe” (Resist in Red). Ky edicion ndryshe nga vitet e kaluara, solli risi me shfaqje teatrale në hapësira jo-konvencionale, si universitete, spitale apo shtëpi të të moshuarve.

Ky festival synon fuqizimin e të drejtave të grave përmes artit, ndaj për këtë arsye, këtë vit, u botua kalendari i poeteve dhe shkrimtareve shqiptare.
Në mbrëmjen poetike që çeli këtë Festival u nderuan gra të shquara, si kompozitorja Diana Ziu apo aktorja Rajmonda Bulku, si edhe u kujtuan artiste të ndjera të vargjeve si Drita Çomo etj.

Aktiviteti u mbyll paraditen e 8 marsit në sheshin “Skënderbej” me instalacionin e këpucëve të kuqe: simbol i FemFest, i cili këtë vit mban firmën e autorit Ardian Pepa

Gazeta Pena
Latest posts by Gazeta Pena (see all)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x