19.5 C
Tirana
13 / 04 / 2026

Maturantët ikin me studime jashtë vendit, mbi 1/3 e tyre synojnë të shkollohen në universitetet evropiane

Griseld Hidri sapo ka mbyllur maturën në Shqipëri dhe është gati të hapë një tjetër kapitull studimesh, këtë herë jashtë vendit.

Niveli më i lartë i jetesës edhe mundësitë për praktikë e kanë shtyrë Griseldin të vendosë që shkollën e lartë ta nisë në Francë për Ekonomi.

Griseld Hidri: Ideja për të nisur studimet jashtë vendit nisi që nga vëllia im, i cili ka 6 vite që ka ikur, ka bërë shkollën e lartë në Francë. Që në momentin që nis shkollën e lartë shteti të ndihmon të gjesh një punë që të specializohesh sa më shpejt.

Ai thotë se nuk e mendon rikthimin, madje për pak vite edhe familja e tij mund të shpërngulet ne Francë.

Griseld Hidri: Pak a shumë, i gjithë rrethi im shoqëror do shpërndahen në Amerikë, Gjermani, Francë, Itali.

Edhe këtë vit shkollor sipas të dhënave të siguruara nga tv Klan nga rreth 28 mijë maturantë, mbi 1/3 e tyre kanë pohuar se do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Ndërkohë shifrat zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore tregojnë se pothuajse çdo vit rreth 3 mijë nxënës që mbarojnë maturën largohen nga Shqipëria.

MATURANTË TË IKUR ME STUDIME JASHTË SHQIPËRISË:

2018- 2 400

2019- 2 900

2020- 2 800

2021- 2 600

2022- 2 700

Ekspertët thonë se përveç rritjes së pagave, në vend nevojiten politika mbështetëse për të rinjtë që në fazat e studimit.

Irida Sina: Në vendin tonë në universitetet shtetërore vazhdon të jetë e munguar praktika, ndërkohë nëpër botë i japin mundësi studentit të bëjë praktikë gjatë kohës që studion dhe ta ketë më të lehtë më pas përshtatjen me punën.

Vetëm vitin e shkuar, 2 700 maturantë kanë ikur nga Shqipëria.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x