11.5 C
Tirana
20 / 01 / 2026

“Marubi” rekord vizitorësh, mbi 18 mijë turistë në muzeun e fotografisë në Shkodër

Numri i lartë i turistëve që vizituan vendin tonë u reflektua në të gjitha muzetë dhe sitet arkeologjike në Shqipëri të cilat pritën shifra rekord  vizitorësh.

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër e vlerëson vitin që lamë pas si më të suksesshmin që nga ndërtimi i këtij muzeu .

Drejtuesi Luçian Bedeni thotë për Euronews Albania se mbi 18-të mijë turistë vizituan muzeun,  shifër kjo më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Risi këtë vit është shtimi i numrit të rinjve të cilët vizituan muzeun.

Nëse viti 2023 u mbyll me shumë sukses, viti ri 2024 premton shumë surpriza për dashamirësit e fotografisë të cilët do kenë mundësinë të shijojnë koleksione të famshme ndërkombëtare duke e renditur kështu muzeun e vetëm kombëtar të fotografisë në vend mes muzeve më të rëndësishëm në Evropë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x