13.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Marrëdhënia e të rinjve me librin/ Zbehet kultura e leximit, pavarësisht rritjes së cilësisë së përkthimit

Pas viteve 90’ në vendin tonë është zbehur kultura e leximit. Për këtë ka disa faktorë që ndikojnë ku më kryesoret sipas studiuesit dhe përkthyesit Dr. Neli Naço, është vala e emigracionit të shqiptarëve si dhe futja e teknologjisë, që gjithnjë e më tepër po ndërlikon marrëdhënien e të rinjve me librin.

Pikërisht për shkak të mundësive të shumta të marrjes së informacionit që egzistojnë në ditët e sotme, interesi i të rinjve për të lexuar libra është ulur ndjeshëm me kalimin e viteve, duke bërë që përqindja e personave që lexojnë libra të jetë e ulët.

Sa i përket përkthimit të letërsisë së huaj, studiuesi dhe përkthyesi Naço shton se kjo traditë pësoi një krizë pas viteve 90’, por situata ndryshoi pas viteve 2005-2010 falë angazhimit të shtëpive botuese për të sjellë përthime cilësore në treg.

Por pavarësisht faktit se vitet e fundit është rritur cilësia e përkthimeve në vendin tonë, sipas Naços, kjo nuk ka motivuar kulturën e leximit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x