Kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonën e Tiranës duke thyer edhe rekord kombëtar.
Ajo ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë. Rekordi kombëtar ishte 70 minuta dhe 50 sekonda. Pasi theu rekordin, Luzia Gega e emocionuar tha se nuk e priste.
“Nuk e prisja. Është kënaqësi dhe krenari të vrapoj në vendin tim”, tha Gega.
Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.
- Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim - 03/09/2026
- Protestuesit që vetëndihen në pushtet mbi Edi Ramën - 03/09/2026
- “Qeveria s’ka lidhje me çaktivizimin e rrjeteve sociale”- Rama: Turp grupit që përhap absurditete, duan t’i japin jetë revolucionit të shfryrë! - 03/09/2026