13.5 C
Tirana
23 / 05 / 2025

LIVE! Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama pret pjesëmarrësit

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. Punimet e samitit do të zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.

Ndërkohë në orën 11:00 kryeministri Edi Rama ka nisur të presë pjesëmarrësit nga BE dhe Ballkani.

AXHENDA

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.

Në orën 11:30 fjala hapëse.

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x