16.5 C
Tirana
09 / 03 / 2026

LIVE/ PS refuzon SPAK për Ballukun, nuk jep autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministres. Rama: S’ka akuzë për korrupsion. PD thërret qytetarët të enjten në protestë

https://www.facebook.com/watch/?v=911885075092903

Partia Socialiste ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja argumentoi se pas largimit nga detyra të Ballukut, tashmë ka një realitet të ri dhe SPAK mund t’i vijojë hetimet edhe pa masën e arrestit.

Rekomandimi i PS-së është depozituar tashmë në Kuvend, ku ndodhet edhe rekomandimi i demokratëve që kërkojnë hapjen e rrugës për arrestimit të ish-zv.kryeminsitres.

Votimi në Parlament është parashikuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, në të njëjtën ditë kur demokratët kanë paralajmëruar një protestë kombëtare.

Përditësimet LIVE

11:12 “Vijën e kuqe nuk e shkel për Belinda Ballukun dhe për asnjë”, Rama në mbledhjen e grupit të PS: S’e kam as të mundur dhe as të lejuar

Ndërsa e konfirmoi si drejtuese qarku për Fierin në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta shpallë as fajtore dhe as të pafajshme Belinda Ballukun në lidhje me ato që SPAK po heton.

Ai tha se vijën e kuqe që ka vendosur për të gjithë socialistët pas vënies në funksion të reformës në drejtësi, nuk do ta shkelë as në rastin e saj.

11:05 Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres.

10:59 PS refuzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Ndaj saj s’ka asnjë akuzë për vjedhje a korrupsion, disa mesazhe pas 6 vitesh…

Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, ka folur në mbledhjen e grupit socialist edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se ndaj saj nuk ka akuzë as për vjedhje dhe as për korrupsion, por dyshime për shkelje barazie në tendera, që si

10:54 “Balluku nuk mund t’i prishë provat, s’ka rrezik të largohet nga vendi”, PS refuzon kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se nuk e pengon hetimin.

“Në përfundim ne si anëtarë të mazhorancës në Këshillin për Imunitetet arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë të arrestimit me burg apo në shtëpi”, tha Ulsi Manja.

10:28 Mblidhet grupi parlamentar socialist, Ulsi Manja prezanton raportin e PS mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut: Narrativa e Prokurorisë, hipotetike

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku Ulsi Manja prezanton raportin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x