Papa Leoni XIV ka filluar lutjet në altar, jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit, duke çelur meshën solemne. Ai e nisi ceremoninë me fjalët në latinisht: “Vëllezër dhe motra, në këtë ditë të krijuar nga Zoti, ne risjellim në kujtesë pagëzimin tonë përmes shenjës së këtij uji.”
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për të krishterët, ku besimtarët përkujtojnë sakramentin e pagëzimit, një akt që simbolizon fillimin e jetës shpirtërore.
Në këtë meshë ishin të pranishëm një numër i madh liderësh dhe personalitetesh të larta ndërkombëtare, duke përfshirë zv.presidentin amerikan J.D Vance, Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Evropian, Mbretin Philippe dhe Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, Volodymyr Zelenskyy, presidentin e Ukrainës.
Të pranishëm ishin gjithashtu mbi 156 delegacione diplomatike dhe përfaqësues të tjerë nga mbarë bota, të cilët morën pjesë në këtë meshë solemne për të shprehur solidaritetin me Vatikanin dhe për të festuar këtë ngjarje të shenjtë në kalendarin kishtar.
Në këtë moment të shenjtë, Papa Leoni XIV gjithashtu ka përmendur rëndësinë e unitetit ndërkombëtar dhe forcimin e lidhjeve mes kombit dhe besimtarëve, duke shpalosur angazhimin e tij për paqe dhe drejtësi.
Po ashtu një delegacion i lartë nga Shqipëria janë të pranishëm në ceremoninë që ka nisur që prej orës 10:00. Mes tyre janë Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.
Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.