Pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga GJKKO për Alqi Bllakon, SPAK ka depozituar ankimim në apelin e Gjykatës së Posaçme dhe kërkon rikthimin e masës “arrest me burg”.
Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe më pas do të shpallet data e trupi gjykues që do të marrë vendimin.
Më 6 tetor, ish deputeti i PS, Alqi Bllako që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, u lirua nga qelia pas zbutjes së masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Gjykata mori parasysh se duhet të kujdeset për 3 fëmijët e mitur pasi gjendja e familjes së tij është e rënduar dhe pa përkujdesje, sepse bashkëshortja e Bllakos është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Bastiset vila luksoze e ish-presidentit të Paraguait, policia shtanget nga zbulimet nëpër muret e ndërtesës - 09/11/2026
- Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00 - 09/11/2026
- Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë? - 09/11/2026