Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vjen në Shqipëri.
Eskorta shoqëruese e presidentes së Kosovës, është filmuar teksa kalon kufirin në një moment që shumë automjete të tjera, të veshura me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën ‘Liri për Çlirimtarët’. Kjo protestë është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen të paraburgosur në Hagë.
Në protestë pritet të marrin pjesë dhe figura politike të Shqipërisë, sidomos një pjesë e madhe nga mazhoranca. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë në protestë, ndërsa një ditë më parë akuzoi kryeministrin Rama se mbështeti ngritjen e Gjykatës Speciale të Hagës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Përkujtojmë në ditën e lindjes akademik Farudin Hoxhën, projektues i disa veprave madhështore të energjitikës në Shqipëri - 20/01/2026
- Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur - 20/01/2026
- Interi “peshkon” sërish në Kroaci, firmos me mbrojtësin Leon Jakiroviç të Dinamo Zagreb - 20/01/2026