Për vite me radhë, Pugapia dhe vajzat e saj, Aiga dhe Babawru, ishin të vetmet që mbijetuan nga fisi indigjen Akuntsu, i cili u shkatërrua nga zhvillimi i zonave pyjore të Amazonës. Pa një fëmijë për të vazhduar linjën, shumë prisnin që ky popull të zhdukej me vdekjen e grave.
Por në dhjetor 2025, Babawru, më e reja e tre grave, lindi një djalë, të cilin e quajtën Akyp. Lindja e tij solli shpresë jo vetëm për mbijetesën e fisit, por edhe për mbrojtjen e pyjeve tropikale.
“Ky fëmijë nuk është vetëm simbol i rezistencës së popullit Akuntsu, por edhe burim shprese për popujt indigjenë,” tha Joenia Wapichana, presidente e agjencisë braziliane për mbrojtjen indigjene Funai. “Ai tregon sa e domosdoshme është njohja, mbrojtja dhe menaxhimi i këtyre tokave.”
Sipas AP Territorët indigjenë në Brazil kanë ruajtur më mirë pyjet e tyre krahasuar me tokat private, sipas analizave të vitit 2022 nga MapBiomas, ndërsa në Rondônia, ku jeton fisi Akuntsu, rreth 40% e pyjeve natyrore është shkatërruar. Toka e Akuntsu-ve duket në satelit si një ishull pyjor i gjelbër mes kullotave dhe fushave bujqësore. /AP
- Shorti Champions/ Një finale e parakohsme, Reali gjen Cityn, PSG ‘peshkon’ Chelsea-n. Zbulohet rruga e ekipeve deri në Budapest - 27/02/2026
- Lindja e një djali shpëton fisin indigjen Akuntsu nga zhdukja - 27/02/2026
- Mustafaj uron Ferit Hoxhën dhe shpreh pritshmëri për rishikimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm - 27/02/2026