8.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Lefter Maliqi kallëzim për zgjedhjet në SPAK: Gjëma u bë në 17 kutitë e fundit!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka depozituar një kallëzim penal në SPAK në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Kallëzimi është bërë për funksionarët  e KZAZ, pasi gjatë procesit të votimit pati probleme me kamerat e sigurisë. Maliqi tha se kutitë duhet të hapen dhe rezultati do të jetë në favor të tij.

Ai sfidoi që nëse rezultati nuk është në favor të tij, ai do të largohet nga politika.

“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata.

Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas. Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibeajt dhe atij të PS.

Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha Maliqi. Maliqi tha se drejtorë të bashkisë merrnin pjesë në numërim. Sipas Maliqit, vjedhja ka ndodhur në 17 kutitë e fundit.

“Në KZAZ-në e Kuçovës ishte një derë ngjitur, afër tavolinave e cila dilte nga Qendra e Kulturës dhe më pas te shkolla e mesme. U gjetën kuti pa kode, pa vula e shumë shkelje të tëra.

Gjithë gjëma u bë në 17 kutitë e fundit dhe është bërë nga ora 11:30 në mënyrë të pabesë me urdhër politik. Gjëma është bërë në 17 kutitë e fundit ku unë kam dyshime të provuara që kanë ndërruar kuti, prandaj janë gjetur kuti pa vula, fletë votimi të dyshimta e të gjitha me radhë”, tha Maliqi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x