15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

LAJMIFUNDIT/ Donald Trump merret nën arrest pas vetëdorëzimit tek prokurorët e Nju Jorkut

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit, në Manhatanin e poshtëm, ku ai është i arrestuar dhe në paraburgim policor përpara akuzës së tij të ardhshme. Mbi të rëndojnë mbi 30 akuza për krime të ndryshme.

Trump pritet të japë gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.

Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x