13.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Kush i ka boshatisur llogaritë bankare? Gazetarja zbulon “lëvizjet e fshehta” të SPAK: Ka pasuri të Martinajt që s’janë sekuestruar

Gazetarja Keti Banushi analizoi në emisionin Revieë në Euroneës Albania aksionin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj.

Banushi tha s enë dijeninë e saj ka dhe pasuri të tjera të cilat janë në pronësi të Martinaj, por që nuk janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas saj kjo mund të ketë ndodhur pasi SPAK nuk ka mundur të vërtetojë dot që pronat janë në emër të Martinaj.

“Llogaritë bankare ishin zero. Ai i ka marrë masat më herët për t’i boshatisur, pasi ka kaluar tre herë kontrolli i pasurisë së tij. Vë re që ka dhe pasuri që nuk janë listë. Ato dihen që janë pasuri të tij, por të vendosura në emër të personave të tjerë. SPAK e ka pasur ndoshta të vështirë për të vërtetuar, por në informacionet që kam vijon hetimi i këtyre pasurive.

Është një hotel “Arbëria”, afër Laçit në Fushë kuqe, që dihet që është në emër të tij por në listën e pasurive të sekuestruara nuk është.

Është një listë me 34 subjekte, por janë dhe pasuri të tjera të cilat dyshohet se ai mund t’i ketë fshehur”, tha Banushi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x